E shtunë, 2 Nëntor 2019
Sonte me një paraqitje të shkëlqyer nga KB Bashkimi dhe me përkrahjen e pandërprerë të Arpagjikëve, basketbollistët prizrenas e gjunjëzuan KB Prishtinën duke e mposhtur me rezultat 95-89.
Ndeshja kryesore e xhiros së VIII në Superligë i takoi klubit prizrenas ku edhe kësaj radhe basketbollisti Stevie Clark ishte i pandalshëm për kundërshtarin duke shkëlqyer me 35 pikë, derisa Corey Ross dhe Terik Bridgeman shtuan nga 23, përkatësisht 16 pikë.
Me 5 fitore dhe vetëm dy humbje, Bashkimi e ndanë kreun e tabelës bashkë me Prishtinën.
Etiketa: KB Bashkimi, KB Prishtina