E diel, 27 Dhjetor 2020
Ndeshja e sotshme e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Pejës, përfundoi me fitoren e prizrenasve.
As disavantazhi prej -22 pikëve në pjesën e parë, nuk mund ta ndalë këtë ekip!
Përkundër fillimit jo të mirë, Bashkimi u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë duke e shkrirë disavantazhin dhe më pas duke krijuar epërsi për të shënuar fitore në përballje me Pejën.
Për “Arpagjik’t” as në këtë ndeshje nuk u luajtën përforcimet e reja, Hysenagolli dhe Robinson, të cilët munguan për shkak të dokumentacionit.
Shaq Carter ishte më i dalluari në fitoren e Bashkimit me double-double prej 22 pikëve dhe 13 kërcimeve, ndërsa po aq pikë shënoi edhe Sean Hoehn. Double-double kishte edhe Juli Hamati me 18 pikë e 13 kërcime, derisa edhe Mala dha kontribut të rëndësishëm me 21 pikë, 5 kërcime e 6 asistime.
Bashkimi ka gjashtë fitore dhe pesë humbje, kurse Peja shtatë fitore dhe katër humbje.
Etiketa: KB Bashkimi, KB Peja, Superliga e Kosovës - Basketboll