Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Bastisen pesë OJQ në Prishtinë e Prizren me qëllim të parandalimit të terrorizmit

Prizren Post | 17:10 - 24.06.2015

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Prishtinë – Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot kanë bastisur pesë organizata joqeveritare, në dy lokacione të ndryshme, në Prishtinë dhe në Prizren.

Në Prishtinë janë bastisur OJQ-të “Nisa”, “Bregu i Diellit” dhe “Ibni Sina”, ndërsa në Prizren janë bastisur OJQ-të “Kurani” dhe “Ehli Bejti”.

“Bastisja është kryer për shkak të dyshimit për veprën penale “Shpëlarja e parave”, nga neni 308 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 24 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Parandalimin e Financimit të Terrorizmit. Gjatë bastisjes janë sekuestruar përkohësisht sende që mund të jenë prova gjatë procedurës penale”, njofton Prokuroria Speciale e Kosovës, raporton Koha.net.

Aksioni i sotëm është njëri nga veprimet e ndërmarra në një rast që është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të terrorizmit në Kosovë./koha/


Etiketa:

Bëni një koment