BD kërkon nga LAN –VV vendosmëri në krijimin e institucioneve


E hënë, 22 Shtator 2014

Sipas njoftimit të dhënë nga Zyra për Informim e BD-së thuhet: Në mbledhjen e fundit të Kryesisë se Bashkimit Demokratik u diskutua për gjendjen politike në vend.

BD-ja mbështet fuqishëm koalicionin pas zgjedhor LDK, AAK, Nisma për Kosovë dhe VV, në ndërtimin e institucioneve te vendit, fillimisht për zgjedhjen e Kryetarit te Kuvendit e më pastaj edhe të Qeverisë së Kosovës.

Ky koalicion ka shumicën e madhe te deputeteve dhe numrin e nevojshëm te votave për t’i formuar institucionet e reja konform rezultatit zgjedhor, të zgjedhjeve të 8 qershorit 2014 dhe përfundimisht te tejkaloj bllokimin e qëllimshëm te PDK – se. Seanca e Kuvendit te Kosovës e datës 18 shtator 2014 përfundimisht e beri te qarte edhe për vetë krerët e PDK – se ( gjithë të tjerët e kanë ditur ), se është e kotë të vazhdohet me veprime bllokuese dhe shtyrjen e pakuptimtë të vazhdimit të seancës konstituive ngase nuk do te arrijnë t’i sigurojnë votat e nevojshme për ta zgjedhur Kryetarin e Kuvendit, duhet qetësisht, ashtu siç bëjnë partitë e përgjegjshme, të shkojnë në opozitë. Votat sigurohen ne kuvend, përmes marrëveshjeve politike dhe koalicioneve para dhe pas zgjedhore, jo ne gjykata.

Është obligim kushtetues i deputeteve në të gjitha rastet, të ushtrojnë mandatin e tyre dhe të ofrojnë zgjidhje për sfidat në të cilat mund të kaloj vendi, shumë herë më të rënda se kjo situatë juridike – politike bllokuese, tek e fundit mos zgjedhja aktualisht e Kryetarit të Kuvendit është rezultat i kulturës bllokuese të PDK – së, tentimit që me forcë dhe kapadaillëk të mbahet pushteti. Edhe Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pika 126 dhe 127 i obligon deputetet ( jo partitë politike) që të gjejnë zgjidhje dhe të tejkalohet kjo gjendje e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Me formimin e institucioneve të reja vendimmarrëse – qeverisëse në nivel vendi, pritshmëria e qytetarëve janë të mëdha, sidomos në zhvillimin ekonomik, punësim, forcimin e shtetit ligjor, arsim, shëndetësi, integrime evropiane, etj. Bashkimi Demokratik në partneritet me Nisma për Kosovën, me të drejtë synon të bëhet pjesë e vendimmarrjes në nivel vendi, të jetë përfaqësues i interesimeve të qytetarëve të Kosovës dhe të Prizrenit, e mbi të gjitha të kontribuojë në ndërtimin dhe fuqizimin e Kosovës si shtet demokratik dhe të zhvilluar ekonomikisht.

Të fundit