E martë, 22 Prill 2014
Shkup, 22 prill- Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka prezantuar projektet kryesore qëdo t’i realizojë brenda këtij mandati në komunën e Kërçovës, Strugës, Dibrës dhe Dollnenit.
Projektet janë shpalosur nga zv/kryeministri Musa Xhaferi, njëherësh bartës i listës nga BDI në Njësinë zgjedhore 5. Projektet e shpalosura kapin shifrën në total prej 700 milionë euro, të cilët njëherësh do të zbardhen para elektoratit shqiptar sonte në tubimin e Kërçovës.
Konferenca për media nga zv/kryeministri Musa Xaferi në formë integrale:
Të nderuar përfaqësues të medias,
Bashkimi Demokratik për Integrimdel përpara votuesveme një ofertë konkrete dhe të kapshme me qëllim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve .
Ofertën tonë do ta shpalosim sonte para qytetarëvenë qytetin e Kërçovës. Me këtë rast, nga1.081 projektet e përcaktuara veçojmë ato që kanë të bëjnë zonën e Pestë, pra të Kërçovës, Strugës, Dibrës dhe atë të Dollnenit që në total kapin shumën rreth 700 milionë euro. Infrastruktura rrugore me rëndësi të veçantë, pjesa më e rëndësishme e Korridorit 8:
1.Kërçovë – Ohër, 57 km, ndërtim i autostradës së re Vlera: 375 milion euro Afati i realizimit: 2014 – 2018
2.Trebenishtë – Strugë, 7 km, ndërtim i autostradës së re Vlera: 45 milion euro Afati i realizimit: 2015 – 2018
3.Ohër – Shën Naum, 27,5 km, rrugë e re ekspres (4 korsi) Vlera: 110 milion euro Afati i realizimit: 2015 – 2018
4.Burim – Ura e Garit(Rruga e Arbërit), 20 km, ndërtim i rrugës së re regjionale Vlera: 20 milion euro Afati i realizimit: 2015 – 2018
5.Dibër – A4, 20 km, rikonstruim dhe zgjerim i rrugës regjionale Vlera: 8 milion euro Afati i realizimit: 2015 – 2018
6.Strugë – Qafë Thënë, autostradë e re, 16.5 km Vlera: 50 milion euro Afati i realizimit: 2014-2018
7.Përpilimi i dokumentacionit fillestar dhe atij për ndërtim të hekurrudhës Kërçovë – Lin(kufiri me Republikën e Shqipërisë ) Vlera: 8 milin euro Afati i relizimit: 2014 – 2016
8.Kërçovë – Lin, hekurudhë e re, 62.5 km, Vlera: 332 milion euro Afati i realizimit: 2017 – 2022 Furnizimi me ujë të pijshëm dhe largimi i ujrave fekal i finansuar me kredi nga Banka Evropiane për Investim (EIB)
9.Kërçovë (Zajaz) –janë ndarë 317,000 euro.
10.Kërçovë (Osllomej)- janë ndarë 305,000euro
11.Kërçovë (Vraneshticë)- janë ndarë 162,000 euro.
12.Dibër- janë ndarë 462,000 euro
13.Kërçovë ( Drugovë) – janë ndarë 382,000 euro.
14.Kërçovë – janë ndarë 503,000 euro.
15.Strugë- janë ndarë 1.4 milion euro.
16.Dollnen – janë ndarë 495,000 euro.
17.Gazifikimi i Maqedonnisë perëndimore Vlera: 24 milionë euro Afati i realizimit: 2018
18.Lumi Reçan, Kërçovë Vlera: 492.000 euro Afati i realizimit: 2015
19.Lumi Baçishkë, Kërçovë Vlera: 1.6 milion euro Afati i realizimit: 2014
20.Lumi Baçishkë, Kërçovë Vlera: 2.2 milion euro Afati i realizimit:2015
21.Lumi Dupnicë, Kërçovë Vlera: 707.000 euro Afati i realizimit: 2015
22.Qendra e qytetit – Nga Sheshi Skënderbe dhe rruga V. Bashkim zonë këmbësorike me të gjithë infrastrukturën përcjellëse të re, (Dibër) Vlera: 360 milion denarë Afati i realizimit 2014 – 2015
23.Salla sportive në shkollën fillore “Murat Llabunishta”- Llabunisht, (Strugë) Vlera: 40 milion denarë Afati i realizimit: 2014-2018
24.Spitali i Përgjithshëm- Kërçovë, Vlera: 3.2 milion euro Afati i realizimit: 2015
25.Rikonstruimi i stacionit të pompimit të Sistemit të ujitjes, (Dibër) Vlera: 24.6 milion denarë Afati i realizimit: 2014 – 2016
Këto janë disa nga projektet kryesore qëdo ti realizojmë brenda këtij mandatinë komunën e Kërçovës, Strugës, Dibrës dhe Dollnenit. Vota Juaj do jetë përgjigjja më e mire për të gjithë ata të cilët bëjnë vetëm premtime boshe e shesin mjegull./zhurnal/