BDI, parti që s’ka program!


E mërkurë, 5 Shkurt 2014

Shkup, 5 janar- Në kohën kur gjithkush e për gjithçka ka krijuar faqe të vet në internet, nuk është të vështirë të mësohet për aktivitetet e secilit. Në këtë pikë nuk bëjnë përjashtim as partitë politike shqiptare.

Në mesin e tyre është edhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), e cila në faqen e vet ka të postuar lajme të ndryshme mbi aktivitetet partiake. Në pjesën dërmuese të kohës në faqen zyrtare të internetit të BDI-së, shihet fotografia e liderit të saj, Ali Ahmeti.

Sidoqoftë, derisa Maqedonia do të nis së shpejti fushatën parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare, BDI-ja e cila është edhe partia më e madhe në kampin shqiptar dhe ndodhet në koalicionin qeveritar, nuk ka të afishuar as programin e vet.

Nëse një qytetar ka vendosur të njoftohet me programin e BDI-së se çfarë ofron dhe çfarë mendon të realizojë nëse fiton zgjedhjet, atëherë nga faqja e tyre në internet nuk mund ta bëjë këtë.

Aty nuk ka të vendosur program. Në të kundërtën, në këtë faqe interneti mund të shohësh gati secilin takim të Ali Ahmetit, ose lajme partiake që drejtohen në drejtim të kundërshtarëve të tyre politik.

Shkak i heqjes së platformës nga ueb faqja e partisë, madje mund të jetë edhe ndryshimi i qëndrimeve të partisë në lidhje me presidentin, ose siç mendojnë ekspertë të vendit edhe disproporcioni mes premtimeve dhe realizimeve.

Madje, sipas tyre, shkaqet ndoshta mund të jenë të natyrës teknike, ose edhe të ndonjë natyre tjetër, ku ta dimë.

Por, kjo nuk duhet të ndodhë nga një parti me gjithë atë elektorat e cila është favorite në gjitha ciklet zgjedhore tek shqiptarët, sidomos tani në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe atyre të mundshme parlamentare, por edhe para Kongresit partiak të caktuar më 5 qershor, ditën e themelimit të partisë./zhurnal/

Etiketa: ,
Të fundit