Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

BE-ja sheh progres, por ende s’ka datë për heqjen e vizave Kosovës

Prizren Post | 08:16 - 13.04.2016

Bruksel – Bashkimi Evropian është shumë i zënë me çështje të liberalizimit të vizave. Por nuk është edhe aq shumë i preokupuar me rastin e Kosovës, sepse ka raste që janë shumë më problematike dhe shumë më urgjente sesa Kosova.


BE-ja është përballur me kërcënimin e pritur të Turqisë se ajo do të ndërpresë zbatimin e marrëveshjes për pranimin e emigrantëve në trastë se BE-ja nuk i përmbush premtimet për heqjen e vizave për qytetarët e Turqisë. E për dallim nga rastet e tjera, BE-ja Turqisë ia ka premtuar edhe datën se kur do të hiqen vizat, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo datë është fundi i muajt qershor, pra për dy muaj e gjysmë, dhe ky premtim është dhënë nga niveli më i lartë politik, nga shefat e shteteve apo qeverive të BE-së.

Për Kosovën ende nuk ka ndonjë afat, edhe pse në BE tash e sa muaj dëgjohen pohimet se “data e dhënies së mundshme të propozimit nuk është shumë larg”.


Arivisti Company