BE mban “peng” Sadikun e Berishën


E martë, 30 Korrik 2013

TIRANE – Armando Sadiku dhe Etrit Brisha janë dy nga dilemat e merkaots kuqezi këtë edicion futbollitisk, pasi akoma nuk kanë vendosur piketat për të ardhmen e tyre. Sulmuesi pavarësisht shumë ofertave nga Italia dhe Zvicra akoma nuk ka vendosur përfundimisht se me cilin ekipi do të militojë edicionin e ardhshëm futbollistik.

Në negociata aktualisht Sadiku, me anë të menaxherit të tij, Sokol Haxhia është me ekipin e Xhenoas, por problemi qëndron te fakti që ekipi në fjalë i Seria A ka plotësuar numrin e esktrakomuniatarëve. “Presidenti i Luganos është duke negociuar shitjen e tij me presidentin Preciozi- ka konfirmuar eksluzivisht për Calciomercato.it menaxheri i Sadikut, Sokol Haxhia- “Por Xhenova nuk ka vende në skuadër për ekstrakomunitarë, kështu që është duke kërkuar një shoqëri që mund ta huazojë, që mund të jetë Livorno, e cila do të shërbejë edhe për të mbyllur me sukses operacionin.

Nga janari Sadiku ndiqet nga shumë klube italianë, gjermanë dhe anglezë, por do të jetë i lumtur vetëm kur të firmosë” deklaroi ai. Trajneri kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, e ka krahasuar më së shumti me Bobo Vierin duke u shprehur se është shumë i fortë fizikisht, luan me të djathtën, ka nuhatje të madhe për golin dhe mbi të gjitha godet nga cdo lloj pozicioni.

E njëjta gjë është edhe me portierin Etrit Berisha që është në objektivin e Monakos dhe Lacios, por kjo e fundit është e avantazhuar, pasi Igli Tare ndikon në vendimin për të ardhmen e gardianit të kombëtares. Sipas shtypit italian, Lacio është vetëm një hap larg Berishës, i cili po pret të marrë pasaportën Suedeze në mënyrë që mos të jetë cilësohet si ekstrakomunitarë në Seria A.

Në momentin e posedimit të pasaportës, Berisha do të zhvendoset menjëherë të Lacio. Ndërsa Memushaj, Alban Meha dhe pjesa tjetër e shqiptarëve vazhdojnë shkëlqimin në ekipet e tyre në Evropë.

Leave a Reply

Të fundit