E premte, 11 Dhjetor 2015
Bruksel – Komisioni Evropian i BE-së ka miratuar pakon financiare prej një miliardë eurove para pranimit për vitin 2015, në mbështetje të reformave dhe bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.
Nga kjo pako për Ballkanin dhe Turqinë, Kosova përfiton 78 milionë euro, ndërsa Shqipëria afër 90 milionë.
Me këtë rast, Komisioneri për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn, tha se se pakoja shpresh angazhimin e fuqishëm për perspektivën e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Sipas tij, ky është një investim afatgjatë në stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e BE-së.
“Kjo pako shpreh angazhimin e fuqishëm për perspektivën e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Ai është një investim afatgjatë në stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e vetë BE-së dhe do të mbështesë procesin e reformimit ekonomik dhe politik të vendeve në rrugën e tyre drejt pranimit në BE”, tha Johannes Hahn, Komisioneri për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim.
Etiketa: Ballkani, Bashkimi Europian, Kosova, Shqipëria