Bedridin Gjinali, trajneri i ri i Lirisë


E premte, 6 Korrik 2018

Prizren – KF Liria ka bërë të ditur trajnerin e ri të klubit. Ashtu siq edhe ishte paralajmëruar, se kryetrajneri do të dal nga trajnerat aktual të KF Liria, ashtu edhe ndodhi.

Të enjten mbrëma, unanimisht anëtarët e Kryesisë së KF Liria dhe kryetari, vendosën që në edicionin e ri 2018/2019, kryetrajner i Lirisë të jetë Bedridin Gjinali. Ai, ishte në mesin e gjithë emrave të trajnerëve që aktualisht ka Liria, e pas një debati të hapur, Kryesia vendosi për legjendën e Lirisë, Bedridin Gjinali, që në të kaluarën ka patur karrierë të bujshme si futbollistë. Ndërkoh, Gjinali ka qenë pjesë e shkollës së futbollit Liria prej vitesh. Së fundi Gjinali, ka drejtuar Juniorët e Lirisë.

Ai, shpejt pritet të kompletoj ekipin e tij si dhe të nis me përgatitjet për edicionin e ri 2018/2019.

Etiketa: , ,

Leave a Reply

Të fundit