E mërkurë, 7 Tetor 2026

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj presidente e Kosovës.
Në një postim në Facebook, Begaj u shpreh se në çdo sfidë, Kosova dhe Shqipëria do të jenë bashkë.
“Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës!
Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë.
Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë”, tha Begaj në urimin e tij.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
