E mërkurë, 25 Nëntor 2026

Sipas saj, deri më tani banorët nuk kanë marrë asnjë informacion se kur pritet të rikthehet furnizimi me energji elektrike.
Ndërkaq, nga KEDS-i është njoftuar se bëhet fjalë për një defekt. KEDS njofton se në rrugën “Ukë Bytyqi”, në lagjen “Dardania”, si rezultat i punimeve që një kompani private ndërtimi ishte duke i realizuar, ka dëmtuar kabllot nëntokësore që furnizojnë daljen 10 kV Dardania dhe daljen 10 kV Ushtria e Kosovës, me ç’rast konsumatorët që furnizohen nga këto dy linja kanë mbetur pa energji elektrike deri në sanimin e tyre nga ekipet tona në terren.
Lidhur me rastin, janë njoftuar edhe organet e Policisë.
Kjo nuk është hera e parë që palët e treta gjatë punimeve të tyre dëmtojnë infrastrukturën energjetike duke i lënë konsumatorët tanë pa rrymë, për çka KEDS do të ndërmarr hapa ligjor ndaj punëkryerësve të tillë.
Sot (e martë) në këto zona të komunës së Prizrenit parashihet ndërprerje e rrymës
Burimi: gazetaeprizrenit
