Behrami: Nëse mundim Argjentinë, ne do të shkruajmë historinë


E diel, 29 Qershor 2014

Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, Valon Behrami, është i vetëdijshëm se përballja me Argjentinën do të jetë sfidë tejet e vështirë, por sipas tij, nuk është mision i pamundshëm.

Argjentina dhe Zvicra do të konfrontohen me 1 korrik në 1/8 e finales së Kupës së Botës ‘Brazili 2014’.

Mesfushori shqiptar thotë se nëse skuadra e tij mund Argjentinën, atëherë Zvicra do të shkruante një pjesë të historisë së Zvicrës.

“Nëse ne fitojmë ndaj Argjentinës, atëherë do të shkruajmë një pjesë të re të historisë së Zvicrës. Një gjë e tillë do të ndryshonte të ardhmen e secilit lojtar këtu”, ka thënë Behrami.

Ai ka shtuar se skuadra e tij është e gatshme për tu përballur me Argjentinën e Lionel Messit.

Të fundit