E diel, 29 Tetor 2017
Qeveria në Madrid e shkarkoi liderin katalan dhe Parlamentin rajonal këtë të premte, pak orë pasi Katalonja e shpalli pavarësinë, raporton Reuters, përcjell Express.
“Nuk është jo reale [dhënia e azilit] nëse e shikon situatën”, ka thënë Francken për transmetuesin belg, VTM.
Gjykata Kushtetuese e Spanjës po ashtu ka nisur rishikimin e votimit të Katalonjës për pavarësi, pas të cilës prokurorët do të vendosin nëse shpallja e pavarësisë ka përbërë rebelim.
Derisa nuk ka indikacion se Puigdemont shpreson të shkojë në Belgjikë, shteti belg është njëri prej anëtarëve të pakët të Bashkimit Evropian ku qytetarët e BE-së mund të kërkojnë azil politik.
Etiketa: Aktuale, Belgjika, katalonia, Spanja