E diel, 13 Qershor 2021
Belgët kanë nisur furishëm Kampionatin Evropian, pasi kanë mposhtur thellë Rusinë dhe kanë treguar se jo më kot janë ndër pretendentë kryesor për trofeun.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Belgjikës, e cila përveç rasteve të shumta arriti të shënojë edhe dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 10-të dhe ishte Romelu Lukaku, i cili shënoi për 1-0 dhe golin ia dedikoi mikut të tij, Christian Eriksen që mbeti pa ndjenja në fushë në ndeshjen e Danimarkës me Finlandën.
Në minutën e 34-të, Belgjika gjeti edhe golin e dytë dhe ishte Thomas Meunier që shënoi për 2-0 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, ndeshja ishte më e baraspeshuar, por përsëri ishin vetëm belgët që gjetën rrjetën.
Ylli i Interit, Lukaku ishte përsëri shënues, pasi në minutën e 88-të tundi rrjetën për 3-0 dhe vulosi rezultatin përfundimtar, shkruan Telegrafi.
Etiketa: Belgjika, EURO 2020, Rusia