Belgjika lejon sërish organizatën terroriste PKK të organizojë një manifestim


E premte, 27 Maj 2016

57483dbb30cfd

Bashkimi Evropian ka bërë edhe një veprim tjetër që i jep të drejtë Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdoan, kur e akuzon BE-në për dyfytyrësi në fushën e antiterrorit.

Ndërkohë që Belgjika e ka lejuar sërish organizatën terroriste PKK të organizojë një manifestim, Komisioni Evropian (KE) ka pranuar të ashtuquajturin raport të organizatës terroriste.

Organizata terroriste PPK me lejen që kishte marrë nga autoritetet belge organizoi një protestë në Sheshin Schuman të Brukselit, ku gjenden edhe zyrat e BE-së.

Një grup me rreth 60 veta, përkrahës të terrorit, mbanin në duar lecka që simbolizonin organizatën terroriste PKK dhe zgjatimin e saj në Siri, PYD, si dhe krahun ushtarak të kësaj të fundit YPG, bashkë me portretin e kreut terrorist.

Militantët, pjesëtarët dhe simpatizantët e PKK-së hodhën parulla të ndryshme. Më pas tre prej tyre shkuan në zyrën e Përfaqësues së Lartë të Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini dhe i dorëzuan asaj një të ashtuquajtur raport, që organizata ka përgatitur në lidhje me operacionet antiterroriste që vazhdojnë në Turqi.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së pasi bisedoi për një copë kohë me përkrahësit e terrorit e pranoi raportin në fjalë.

Të fundit