E hënë, 4 Shtator 2017
Thomas Mason, 21 vjeç, po voziste në një rrugë të largët të mërkurën kur e goditi me makinë një deve dhe u rrokullis, tregon policia.
Edhe pse nuk u lëndua, ai ngeci rreth 150 kilometra larg qytetit më të afërt në Territorin Verior.
Ai udhëtoi në këmbë për më shumë se dy ditë dhe piu urinën e vet para se të shpëtohej, thotë policia.
Autoritetet kanë theksuar se ai ka ecur mes 100 dhe 120 kilometra kur u gjet nga një ekip i kërkimit të premten në mbrëmje.
“E dija se duhej ose të mbesja atje dhe të vdisja, ose të kthehesha në autostradë dhe ta shihja dike,” ka thënë Mason për Nine News.
Ai ka thënë se rrugës ka hasur në një rezervar uji dhe një shishe uji, por i ishte kthyer urinës kur uji kishte mbaruar.
Ai u gjet të premten në mbrëmje në një rrugë të vogël rreth 37 kilometra nga qyteti i Territorit Verior, Yulara.
Policia ka thënë se Mason është trajtuar për dehidrim dhe se përveç kësaj ai është në gjendje shumë të mirë.
Etiketa: Aksident