E diel, 6 Dhjetor 2015
Madrid – Karim Benzema është më i mirë se Neymar sa i përket minutave për gol të shënuar këtë edicion.
Benzema është duke e përjetuar njërin nga sezonet më të vështira në karrierën e tij, pasi po përballet me lëndime dhe skandalin e videos me Valbuenan.
Mirëpo përkundër këtij fakti, francezi realizoi dy herë në ndeshjen e së shtunës ndaj Getafes dhe tani ka minutazh më të mirë për gol se sa realizatori më i mirë i kampionatit spanjoll Neymar, shkruan Marca.
Benzema i ka shënuar nëntë gola nga gjithsei 783 minuta sa është paraqitur në të gjitha garat, apo thënë ndryshe ka realizuar gol çdo 87 minuta.
Për dallim nga ai, Neymar i ka shënuar 16 gola në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Braziliani ka shënuar çdo 99 minuta.
Etiketa: Karim Benzema, Neymar