E enjte, 24 Prill 2014
Ish-kryeministri, Sali Berisha dhe ish-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli edhe njëherë tjetër kanë hequr paralele mes situatës në Ukrainë dhe asaj çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri.
Berisha akuzoi mazhorancën qeverisëse se me veprimet e saj po çon vendin në destabilitet. “Ju po na mbyllni çdo hapësirë, ju mund të vijoni në këtë rrugë, por edhe ne nuk do të rrimë. Ndaj ftoj çdo qytetar dhe qytetare për tu ngritur fuqishëm, bashkë me ne, kundër kësaj që po ndodh në këto 8 muaj. Mos kujtoni ju se Janukovic në Ukrainë bëri më shumë se ju”, u shpreh Berisha.
[youtube VHuJfORtr_4]
Të njëjtën gjë tha edhe Topalli, e cila gjithashtu krahasoi pushtetin aktual me atë të Enver Hoxhës. Ish-kryetarja e Kuvendit tha se, “Enveri mori të gjitha pushtetet brenda dy vjetëve, ndërsa ju po i merrni brenda 8 muajsh”. Topalli kërkoi që qeveria të mos marrë kompetenca jashtë Kushtetutës pasi “revolucioni më pas nuk do të kursej asnjë”./shekulli/
Etiketa: Sali Berisha, Shqipëri