Berisha humb penalltinë, por më vonë shënon dhe i siguron fitoren Melbourne-it [video]


E shtunë, 4 Shkurt 2017

Besart Berisha ka vazhduar me suksese në kampionatin australian.

Sulmuesi kosovar ka qenë edhe njëherë vendimtar për ekipin e tij Melbourne Victory që shënoi fitore 2-1 në derbin lokal ndaj Melbourne City.

Fillimisht Besarti humbi penallti në minutën e 63-të pranë rezultatit 0-0.

Mysafirët kaluan në epërsi shtatë minuta më vonë, ndërsa Berisha barazoi atë në minutën e 84-të.

Vetëm dy minuta më vonë, presioni i Berishës detyroi kundërshtarin të shënoi autogol.

Pas golit të sotëm, prishtinasi ngjitët në kuotën e 14 golave në kampionat.

Ndërkohë Victory është ngritur në pozitën e dytë në tabelë me 35 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/

Etiketa: ,

Leave a Reply

Të fundit