Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi


E enjte, 19 Qershor 2014

Seanca e sotme parlamentare e Kuvendit të Shqipërisë është kthyer në një makth për familjet shqiptare. Sidomos pas humbjes së zgjedhjeve, Sali Berisha nuk ka respektuar asnjë kod etik dhe moral në fjalën e tij në Kuvend.

Mes akuzave kundër qeverisë, se mbështet krimin dhe trafikun e lëndëve narkotike, ish-kryeministri Berisha ofendoi ministrin e Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij.
Berisha ka degraduar në fyerje dhe ofendime në deklaratën e tij drejtuar ministrit Veliaj.
I menjëhershëm, ishte dhe reagimi i kryetarit të Kuvendit, i cili ndërpreu menjëherë seancën duke mos lejuar vazhdimin e fjalorit banal të ish-kryeministrit dhe duke e përjashtuar 10 ditë nga Parlamenti. “Berisha për shkak të fyerjeve dhe sjelljes së tij të ndalohet të marrë pjesë në punimet e Kuvendit dhe komisionet parlamentare në 10 ditë duke filluar nga sot”, ka thënë se kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, duke iu bërë thirrje deputetëve të tjerë që të jenë sa më të përmbajtur, të mos kalojnë në fyerje personale.

Etiketa: , ,
Të fundit