E martë, 15 Shtator 2015
Tiranë – Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon një takim zyrtar me kreun e shtetit, Bujar Nishanin. Takimi mendohet se vjen pas situatës së tensionuar politike në vend, debateve të shumta dhe raportit të OSBE-së.
Lidhur me takimin mes Nishanit dhe Berishës nuk pati asnjë njoftim nga Zyra për Shtyp e Presidencës. Ndërkohë që, ende nuk dihet saktësisht arsyeja e këtij takimi.
Pritet që në fund të takimit të mësohet më shumë për temat e diskutimit mes tyre.
Etiketa: Bujar Nishani, Sali Berisha, Shqipëri