E diel, 13 Tetor 2013
Kandidati për kryetar të Prizrenit Zafir Berisha i shoqëruar nga shefi i shtabit zgjedhorë Nysret Durmishi dhe bartësi i listës për Kuvend të Prizrenit Osman Hajdari u prit nga qindra banorë të komunitetit Boshnjak në fshatin Gënqar.
Që në fillim të fjalimit të tij kryetari Berisha i falënderoi banorët e Gënqarit për mbështetjen politike që i kanë dhënë vazhdimisht pas lufte, dhe ndër tjera tha se do të vazhdoj që komunitetin Boshnjak,Turk dhe REA si deri më tash ti konsideroi qytetar të barabartë me komunitetin shqiptar, prandaj më lejoni që të ju bëj ftesë që të bëheni pjesë e përpjekjeve qytetare në Prizren për ti dhënë fund krimit dhe korrupsionit, që për fat të keq ka përfshirë institucionet tona, kam besimin se pavarësisht presioneve që ju bëhen liderëve të komuniteteve jo shqiptare në Prizren, ju me 3 nëntor do të dilni në mënyrë masive në zgjedhje dhe do të votoni numrin 74 perspektivën dhe shpresën e vetme të Prizrenit,
Nysret Durmishi si shef i shtabit zgjedhorë të BD-së ju drejtua të pranishmëve në gjuhën Boshnjake nga të cilët kërkoi të mbështetet kandidatura e Zafir Berishës për kryetar të Prizrenit njeriut që i kushtoi një jetë të tërë mirëqenies së qytetarëve, të gjitha komuniteteve, dhe i cili qëndroi afër banorëve të Gënqarit atëherë kur ky fshat kishte nevojë për të.