Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Besian Mustafa prezantohet si zëdhënës nga LDK-ja

Prizren Post | 11:32 - 02.11.2018

PRISHTINË – Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një konference për media ka prezantuar zëdhënësin e ri të kësaj partie, Besian Mustafën.

Ismet Beqit e vlerësoi lartë figurën e Mustafës, për te cilin tha se është i përkushtuar dhe ka nivel shkencor të përgatitur mirë.

Në fjalën e tij zëdhënësi i sapo emëruar tha se LDK-ja do të ketë formë të komunikimit të drejtpërdrejtë të koordinuar, në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal, si dhe falënderoi mediat për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Besian Mustafa njëherit është edhe i biri i Xhemajl Mustafës, i cili ishte bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.


Etiketa:
Arivisti Company