E premte, 13 Shtator 2013
Prishtinë, 13 shtator – Në Kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, në Prishtinë, u mbajt ceremonia e betimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së, gjenerata 2013-2017.
Këta kadetë do të vazhdojnë shkollimin katërvjeçar për oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me këtë rast Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, porositi kadetët që të mos harrojnë se ata duhet të jenë më të mirët dhe se janë kadetë të Kosovës dhe oficerë të ardhshëm të Ushtrisë së Kosovës.
Familjarët që morën pjesë në ceremoninë e betimit të kadetëve të rinj vizituan Qendrën për Studime Universitare të FSK-së.
Etiketa: FSK, Kosovë