Biden të mërkurën në Turqi, takime me Erdoğan, Yildirim dhe Kahraman


E martë, 23 Gusht 2016

biden

Washington – Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden të mërkurën, më 24 gusht, do të arrijë për vizitë në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas programit, Biden në orët e mëngjesit do të arrijë në kryeqytetin turk, Ankara.

Pas aterimit në aeroportin Esenboga do të niset për në ndërtesën e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) ku do të takohet me kryeparlamentarin, Ismail Kahraman.

Takimi do të jetë i mbyllur për media, ndërsa Biden do të vizitojë edhe hapësirat e TBMM-së të cilat u bombarduan më 15 korrik, mbrëmjen e tentimit të grusht shtetit.

Në orët e pasditës Zëvendëspresidenti amerikan do të takohet me kryeministrin e Turqisë, Binali Yildirim, pas çka do t’i drejtohet mediave.

Në fund Biden-in në pallatin presidencial do ta pret edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Edhe takimi me Erdoğan-in do të jetë i mbyllur për mediat. Biden po të njëjtën ditë në orët e mbrëmjes do të përfundojë vizitën në Turqi.

Të fundit