E martë, 15 Prill 2014
U paralajmërua dhe ashtu ndodhi. Tashmë në Prishtinë ka nisur që të bie borë me intensitet mjaftë lartë.
Megjithatë nuk është vetëm Prishtina që po përjeton këtë ndryshim të motit.
Sipas raporteve nga terreni mësohet se edhe në pjesë të tjera të Kosovës, ka nisur që të bie borë. Sidoqoftë, ky lloj moti nuk do të zgjasë shumë pasi që pas disa ditësh pritet që të dal dielli përsëri.