E hënë, 12 Shtator 2022
PRISHTINE – Bie furnizimi me rrymë dhe gaz, kurse ka pasur rritje të industrisë përpunuese.
Kështu thuhet në raportin “Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, qershor 2022”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
“Në muajin qershor të vitit 2022, Indeksi i qarkullimit në sektorët e Industrisë, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (qershor 2021) kishte rritje te furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave me 6.10 për qind dhe industria përpunuese me 0.70 për qind”, thuhet në raport.
Ndërkaq, kishte rënie te furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 0.82 për qind dhe industria nxjerrëse me 0.72 për qind.
Struktura e numrit të të punëtorëve kishte rritje te industria nxjerrëse me 0.03 për qind dhe furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave me 0.02 për qind.
“Kishte rënie te furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 0.04 për qind dhe industria përpunuese me 0.01 për qind”, përfundon ASK.
Etiketa: energjia elektrike, Kosve