E hënë, 25 Prill 2016
Juventusi është kampion i Italisë për sezonin 2015-2016.
Humbja e Napolit 1-0 në fushën e Romës u jep matematikisht bardhezinjve titullin e 32-të, të pestin radhazi.
Goli i Naingolanit një minutë para fundit të kohës së rregullt u dha suksesin verdhekuqve e njëkohësisht e çoi në 12 disavantazhin e napolitanëve ndaj Juves, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje për t’u luajtur.
Me të marrë lajmin e mirë, ekipi torinez nisi festën në qendrën e Vinovos ku po stërvitej ndërkohë që në “Olimpiko” luhej Roma – Napoli.