E premte, 22 Nëntor 2013
Uruguai është ekipi i fundit që plotëson 32 ekipet që do të marrin pjesë në finalet e botërorit “Brazil 2014”. Latinëve u mjaftoi barazimi 0-0 në ndeshjen e kthimit përballë Jordanisë, pasi kishin fituar të parën 5-0.
Dy herë fituesit e Kupës së Botës, përfunduan në vend të katërt në Kupën e Botës “Afrika e Jugut 2010”. Kjo është hera e katërt që Uruguai siguron pjesëmarrjen në botërorin e futbollit nga plej-offi.
Shorti për ndeshjet finale të botërorit “Brazil 2014” do të hidhet më 6 dhjetor, ku Uruguai bashkë me Brazilin, Spanjën, Gjermaninë, Argjentinën, Kolumbinë, Belgjikën dhe Zvicrën do të jenë kokat e grupeve.
32 ekipet e kualifikuara
EUROPË
Holandë, Itali, Belgjikë, Gjermani, Zvicër, Spanjë, Angli, Rusi, Bosnje Hercegovinë, Kroaci, Greqi, Portugali, Francë
AZI
Japoni, Australi, Iran, Koreja e Jugut
AMERIKA E JUGUT
Brazil (vendi organizator), Argjentinë, Kolumbi, Kili, Ekuador, Uruguai
CONCACAF
SHBA, Kosta Rika, Honduras, Meksikë
AFRICË
Nigeri, Bregu i Fildishtë, Kamerun, Gana, Algjeri
OQEANIA
Nuk ka