E shtunë, 26 Shtator 2026

Përgatitja
Në një tas të madh hidh të bardhat e vezës dhe sheqerin. Përzieji me lugë vetëm derisa të bashkohen. Mos i rrih që të bëhen shkumë.
Shto kripën, lëkurën e grirë të limonit dhe miellin e bajameve.
Përzieji mirë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme, pak ngjitëse. Në këtë fazë brumi mund të duket pak i hollë.
Mbuloje tasin me qese kuzhine dhe lëre të pushojë rreth 30 minuta në temperaturë ambienti. Kjo është e rëndësishme, sepse mielli i bajameve thith lagështinë dhe brumi forcohet.
Nëse kuzhina është shumë e ngrohtë, mund ta vendosësh në frigorifer për rreth 10 minuta.
Pas pushimit, ngrohe furrën në 180°C.
Hidh një sasi të mirë sheqeri pluhur në një pjatë.
Merr nga brumi porcione sa një arrë dhe formo toptha me duar pak të lagura.
Rrotulloji topthat në sheqerin pluhur derisa të mbulohen plotësisht dhe të duken të bardhë.
Vendosi në një tavë të shtruar me letër furre, duke lënë hapësirë mes tyre.
Me gishtin e madh, treguesin dhe të mesmin, shtrëngo lehtë pjesën e sipërme të çdo topthi, duke krijuar formën karakteristike me çarje sipër.
Piqi për rreth 15 minuta. Duhet të mbeten të çelëta, me çarje të holla në sipërfaqe. Mos i piq derisa të marrin ngjyrë kafe, sepse duhet të mbeten të buta në brendësi.
Kur t’i nxjerrësh, mos i lëviz menjëherë, sepse janë shumë të buta. Lëri të ftohen plotësisht në tavë dhe pastaj hiqi.
Burimi: mesazhi
