Bislimi përfundon intervistimin në Prokurorinë Speciale, s’pranon të deklarohet para mediave


E enjte, 19 Qershor 2025

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi nga Prokuroria Speciale ka përfunduar intervistimin në lidhje me hetimet rreth dhënies me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë.

Intervisitimi i Bislimit ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë, ku më pas ai nuk ka pranuar të deklarohet para mediave.

Ndryshe, ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka përmendur Bislimin për çështjen e funksionalizimit të Fabrikës së Mbetjeve Shtazore.

Ai pati thënë se Bislimi i kishte thënë se pavarësisht kostos financiare, “e rëndësishme është të trajtohen mbetjet shtazore”.

Etiketa:
Të fundit