E enjte, 27 Qershor 2013
Blackburn/Lancashire, 27 qershor Drejtuesit e skuadrës Blackburn Rovers janë kthyer në garë për ta marrë në skuadër mbrojtësin kosovar Frederic Veseli, shkruan të martën “lancashiretelegraph.co.uk”.
Sipas burimeve të kësaj uebfaqe, trajneri Gary Bowyer është i interesuar që të sjellë në Blackburn sa më shumë futbollistë që është e mundur për t’u forcuar për edicionin e ardhshëm. Veseli edicionin e shkuar ishte pjesë e ekipit rezervë të Manchester United, por në fund të edicionit drejtuesit e Menjus nuk ia vazhduan kontratën. Ai me ekipin rezervë të Menjus arriti të shpallet kampion i Anglisë për grupmoshën U-21.
Etiketa: Blackburn, frederic veseli