E diel, 26 Korrik 2015
Pika Kufitare e Morinit në Kukës është duke u përballur me një fluks mjaft të lartë të hyrjes te personave, të cilët i drejtohen Shqipërisë, për të kaluar pushimet verore.
Aktualisht, në këtë pikë kufitare janë krijuar radhë të automjeteve dhe personave të cilët janë duke pritur për të kryer procedurat dhe për të hyrë në vendin tonë. Sipas ekspertëve të Kufirit dhe Migracionit, për të evituar radhët e gjata është duke u punuar me 8 sportele dhe me procedurë të përshpejtuar.
Radhët e gjata krijohen herë aps here në këtë pikë kufitare, pasi është pika më kryesore e hyrjes dhe daljes së shtetasve nga Kosova në Shqipëri dhe anasajelltas.