Bolt nuk ndalet, edhe një të artë [video]


E premte, 19 Gusht 2016

usain bolt

Rio de Zhaneiro përjetoi shndërrimin e Usain Bolt nga superhero në legjendë. Atleti xhamajkan fitoi edhe garën e 200 metrave, që do të thotë medalja e artë numër dy në Rio dhe numër tetë nëpër Olimpiada.

Ky ishte kulmimi i një sfide me veten për Bolt, sfidë që ka lindur në Pekin, në vitin 2008 dhe do të përfundojë sot, me garën 4×100, aty ku Bolt dhe shokët e tij pritet të marrin medaljen e artë. Nëse merr të nëntën, Bolt do të barazojë Carl Lewis dhe Paavo Nurmi si atletët me më shumë të arta olimpike në histori.

Kur Bolt duket në tartan, ambienti transformohet, publiku bërtet siç nuk e ka bërë kurrë më parë për një atlet. Kjo e bën xhamajkanin unik. Fuqia e tij është aq e madhe, saqë kur vjen momenti i nisjes së garës, ai vë gishtin tregues në buzë dhe publiku i “Joao Havelange” i bindet menjëherë, transmeton TopChannel.

Dhe gara nuk ka histori, pasi Bolt është edhe më dominues në 200 metra sesa në 100. Vetëm pas 50 metrash, gara ishte në dorën e tij. 19.78 sekonda koha e Bolt. Askush tjetër nuk zbriti nën 20 sekondat, me kanadezin De Grasse (20.02) që doli në vend të dytë dhe francezin Lemaitre në vend të tretë (20.12).

Të fundit