E enjte, 8 Shtator 2016 
Sarajevë – Komiteti Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar aranzhmanin kreditor trevjeçar për Bosnjë e Hercegovinën në vlerë prej 553.3 milionë euro, raporton Anadolu Agency (AA).
“Aranzhmani është planifikuar të jetë përkrahje për reformat ekonomike të cilat i zbaton BeH”, thonë nga FMN-ja.
Me vendimin për aranzhmanin kreditor parashihet që transha e parë prej 79.2 milionë euro të dorëzohet menjëherë ndërsa mjetet tjera në 11 këste kuartale.
Zëvendës drejtori Mao Zhang tha se rimëkëmbja e ekonomisë së BeH-së pas krizës globale financiare është duke ecur në rrugën e duhur, me një rritje prej 3.2 përqind në vitin 2015.