E hënë, 1 Shkurt 2016
Londër – Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili gjendet në Londër, njoftoi se ende nuk kanë arritur një marrëveshje, por puna intensive do të vazhdojë.
Bisedimet e Britanisë së Madhe me Bashkimin Europian vazhdojnë edhe sot, pasi që në kuadër të negociatave të kryera mbrëmjen e djeshme nuk u arrit një marrëveshje konkrete, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili gjendet në Londër, njoftoi se ende nuk kanë arritur një marrëveshje, por puna intensive do të vazhdojë.
Pritet që ekipet e kryeministrit britanik, David Cameron dhe presidentit të Këshillit Evropian sot gjatë ditës të vazhdojnë bisedimet dhe përsëri të publikohet projekt-teksti i procesit të rinegocimit për qëndrimin e Britanisë në BE.
Synohet që para samitit të liderëve të BE-së që do të mbahet më 18-19 shkurt të arrihet marrëveshje. Mosmarrëveshja më e madhe mes Britanisë së Madhe dhe BE-së është kërkesa e Britanisë që për refugjatët të cilët vijnë prej BE-së të kufizohet ndihma sociale.
Kryeministri David Cameron, i cili qëndrimin apo jo të vendit në BE, që është anëtarë që prej vitit 1973, në fund të vitit 2017 do të çojë në referendum, gjatë kësaj kohe me Unionin zhvillon negociata me tematikat migracioni, konkurrenca dhe mbrojtja e vendeve jashtë Eurozonës. Nëse Cameron nga negociatat merr ata që dëshiron, ka mundësi që referendumi të mbahet këtë vit.
Kryemnistri i Britanisë së Madhe, Cameron, nuk dëshiron që për refugjatët të cilët në vendin e tij vijnë nga BE-ja të sigurojë përftime sociale pa i mbushur 4 vite. BE-ja është kundër këtij propozimi, por propozon ndalimin e ndonjë fluksi intensiv migrimit. Me këtë propozim Britania do të mund të parandalojë që refugjatët të cilët vijnë me miratimin e BE-së të shfrytëzojnë ndihmën sociale.
Etiketa: Bashkimi Europian, Britania, david cameron, donald tusk, emigrantet