E enjte, 17 Tetor 2013
Bruksel, 17 tetor – Një raport i Komisionit Evropian rekomandon “statusin kandidat” për vendin e varfër të Ballkanit, që do të thotë se ky është vend potencial për të hyrë në BE. Edhe pse procesi i aplikimit pritet të zgjasë disa vite, kjo gjë do të thotë se 3.1 milionë shtetas shqiptarë do të kenë të drejtën të vendosen në çdo vend të BE-së, përfshirë dhe Britaninë.
Deputeti anglez i Parlamentit Evropian, Paul Nuttall (në foto) tha: “Do të ishte një gabim i madh të anëtarësojmë Shqipërinë në BE, një tjetër vend me aktivitet të lartë kriminal dhe varfëri të tmerrshme. Ne duhet të marrim me mend atë që mund të ndodhë dhe ta ndalojmë këtë gjë”.
Propozimi është bërë në raportin vjetor të zgjerimit nga Komisioni me bazë në Bruksel, që diskuton të ardhmen e 28 vendeve të BE-së.
Etiketa: Bashkimi Europian, Britania, Kosova