E premte, 24 Qershor 2016
Londër – Ndërsa Anglia dhe Uellsi votuan për ta braktisur BE-në, Skocia dhe Irlanda e Veriut votuan fuqishëm për të qëndruar në BE.
Britania e Madhe ka votuar për t’i dhënë fund lidhjes së saj 43-vjeçare me Bashkimin Evropian, një rezultat historik i cili do të ketë implikime globale, raporton Anadolu Agency (AA).
Rezultati i votimit ishte i ngushtë, me 17 milionë e 410 mijë e 742 votues (51.9 përqind) që zgjodhën të largohen nga BE-ja, dhe 16 milionë e 141 mijë e 241 (48.1 përqind), që votuan për të qëndruar në bllok.
Dalja e votuesve në referendumin e Britanisë ishte 72 përqind, pjesëmarrja më e lartë e votuesve e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar në gati 25 vjetët e fundit.
Ndërsa Anglia dhe Uellsi votuan për ta braktisur BE-në, Skocia dhe Irlanda e Veriut votuan fuqishëm për të qëndruar në BE, duke ngritur kështu çështjen e të ardhmes së Mbretërisë së Bashkuar.
Rezultatet bënë që aksionet në tregjet globale të bien kështu që paundi britanik shënoi rënie kundrejt dollarit amerikan brenda natës.
Nga e premtja në mëngjes, monedha britanike ka vlerën 1.37 dollarë kundrejt dollarit, nga 1.50 sa ishte disa orë më herët.