E mërkurë, 10 Qershor 2015
SHKUP – Në ndërtesën “Berlaymont” të Komisionit Evropian në Bruksel, ka filluar takimi ndërmjet katër liderëve të partive më të mëdha në Maqedoni dhe eurokomisionerit për negociata dhe zgjerim, Johannes Hahn, për arritjen e një marrëveshje për t’i dhënë fund krizës politike në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Edhe pse fillimisht komisioneri Hahn kishte planifikuar që të ketë takime bilaterale me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe pastaj edhe me kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, pas gjysmë ore, ishin ulur në të njëjtën tryezë të shoqëruar nga raportuesi për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgl, si dhe liderët e BDI-së dhe PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.
Siç njofton zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijančič, katër liderët e partive më të mëdha në Maqedoni dhe komisioneri Hahn, menjëherë janë ulur në tryezë në mënyrë që të arrijnë marrëveshje për çështjet e kornizës së arritur në takimin e javës së kaluar në Shkup./AA/