Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

BSH: Kredia konsumatore u rrit me 3 miliardë gjatë 2015-s

Prizren Post | 14:55 - 20.03.2016

Tirane – Banka e Shqipërisë bën të ditur se kredia konsumatore në fund të vitit 2015 arriti në 38.5 miliardë lekë, afro tre miliardë lekë më shumë krahasuar me fundin e vitit 2014.

Sipas statistikave, rritje ka njohur veçanërisht financimi me kredi i mallrave të qëndrueshëm apo afatgjatë. Këtu përfshihen kryesisht blerjet e automjeteve, pajisjeve elektronike, elektrike apo e mobiljeve.

Kredia në lekë përbën tashmë 68 për qind të totalit të kredisë për individë, nga rreth 66 për qind që zinte një vit më parë. Përjashtim bën vetëm kredia për blerjen e pronave, ku ende ka një mbizotërim të kreditimit të euros, ndonëse diferencat po ngushtohen vit pas viti.


Arivisti Company