E diel, 2 Nëntor 2014
Prindërit i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë. Ata sigurisht mendojnë se fëmijët i kanë dërguar të edukohen e të arsimohen. Por, ata shpesh nuk janë të vetëdijshëm se në bufetë afër shkollave ku fëmijët e tyre e shfrytëzojnë për të ngrënë hamburger, ia nisin edhe zanatit të duhanit. Por, më e keqja është se në bufetë e kryeqytetit ka edhe substanca tjera narkotike.
Shkolla e mesme ‘Xhevdet Doda’ në Prishtinë, që ndodhet ne lagjen ‘Lakërishtë’ , ka një bufe që ndodhet jashtë oborrit të shkollës, por është ngjitur për grillat e shkollës.
Në këtë lokal shiten gjëra ushqimore për nxënësit. Megjithatë, kjo ndërtesë nuk ka një emër të specifikuar me anë të të cilit do të mund të identifikohej. Ka vetëm nxënësit e shkollës se mesme “Xhevdet Doda” të cilit ikin nga ora për të shkuar aty.
Nxënës të cilët konsumojnë cigaren por edhe substancat narkotike në këtë vend. Ata nuk kontrollohen nga askush. Q.D, nxënës i kësaj shkolle, rrëfen se çfarë ndodh brenda mureve të këtij objekti.
Ai thotë se nxënësit i braktisin orët dhe shkojnë aty për ta humbur kohën kot. Po ashtu ata pos që pinë cigare, konsumojnë edhe substanca tjera narkotike, shkruan Tribuna.