E mërkurë, 12 Shkurt 2014
Pas gjendje se krijuar në Universitetin e Prishtinë, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja i ka rekomanduar Senatit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që të bëjë një zgjidhej për gjendjen e krijuar.
Ministri rekomandon për Senatin e UP-së që “kryesuesi i Senatit të jetë ushtrues i detyrës së rektorit të Universitetit, kurse u.d të rektorit të zgjedhë tre ushtrues të detyrës të prorektorëve.
Sipas një komunikate për media të lëshuar nga MASHT-i, ministri Buja, citohet të ketë thënë se “menaxhment ka për obligim të menaxhojë UP-në deri në aprovimin e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Statutit të UP-së. Gjatë kësaj kohe nuk duhet të ketë konkurse për angazhime të stafit akademik, avancime akademike apo staf të administratës. Të pezullohet puna e të gjitha komisioneve vlerësuese, për çfarëdo lloj veprimi, deri në fillimin e punës së të gjitha organeve menaxhuese të UP-së sipas Ligjit të ri dhe Statutit të aprovuar të UP-së”, thuhet mes tjerash në një komunikatë nga MASHT.
Në rekomandimin e fundit të ministrit thuhet po ashtu se “Senati dhe Njësitë Akademike të UP –së, të jenë në shërbim të mbarëvajtjes, funksionalitetit dhe menaxhimit të situatës së krijuar në UP, me të gjitha kapacitetet e veta intelektuale e akademike”, thuhet nw komunikatën e Ministrisë së Arsimit. /Telegrafi/
Etiketa: rame buja