E diel, 11 Maj 2014
Shkup, 10 maj – Në një paraqitje në servisin publik shtetëror, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ka folur për marrëveshjen e arritur mes parti së tij dhe VMRO-së për formimin e qeverisë.
“Marrëveshja për formimin e shumicës parlamentare mes BDI-së dhe VMRO-së është rezultat i zgjedhjeve të 27 prillit, nuk është ky koalicion i partneriteteve strategjike, i vullnetit të mirë apo ideologjive të përbashkëta. Marveshja është thjeshë rezultat i imponuar nga zgjedhje e 27 prillit ku dy partitë dolën fituese”, ka thënë Osmani.
Ai përmend dhe rëndësinë e NATO-s për Maqedoninë duke theksuar se BDI ka bërë marrëveshje të përkohshme me VMRO-në për 6 muaj ta anëtarësojnë vendin në këtë aleancë./zhurnal/
Etiketa: Bujar Osmani, Maqedoni