E mërkurë, 20 Nëntor 2013
Bullgaria do të mbështesë Shqipërinë për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Këtë e deklaroi ministri i Jashtëm bullgar, Kiristian Vigenin.
Kryediplomati bullgar zhvilloi një takim me ambasadorin shqiptar në Sofje, Petrit Karabinën, të cilit i shprehu mbështetjen e qeverisë bullgare për statusin e Shqipërisë.
Vigenin shprehu bindjen se vizita e tij e ardhshme në Tiranë do t’u japë një shtysë të fortë marrëdhënieve dypalëshe. Disa nga sektorët ku shihet një bashkëpunim i ngushtë janë, energjia, infrastruktura, tregtia, kultura dhe arsimi.
Etiketa: bullgaria, Shqipëria