Burg për arsimtarët!


E mërkurë, 12 Gusht 2020

Autor: Ergin GASHI

Jetojmë në një shoqëri ku çdo ditë i fajësojmë politikanët e shkretë për demin që janë duke na bërë qe dy dekada, por në të vërtetë dëmin më të madh kësaj shoqërie ia bëjnë një përqindje jo të vogël i mësimdhënsëve të pandërgjegjshëm, të cilët pranojnë këtë profesion të shenjtë vetëm për rrogë, orar të shkurtër të punës, pushimet dimërore, pranverore dhe atë verore dhe fare pak interesohen për mësimdhëniën, respektivisht, mësimnxëniën produktive, interaktive dhe inovative nëpër shkolla publike ku ata “punojnë”. Poashtu në këtë grup hyjnë edhe arsimtarët që nuk janë marrë fare, apo shumë pak me nxënësit e tyre me mësime direkte nëpërmjet platformave si Zoom apo Google Classroom gjatë kohës së pandemisë duke paraqitur dhe sajuar arsyetime të ndryshme dhe i kanë lënë në mëshirën e mësimeve që zhvillohen vetëm nëpërmjet programeve televizive në kanalin shtetëror.

Mekanizmat shtetërore relevante, duhen ta nxerrin një ligj i cili do t’i penalizojë me burgim këta armiq të brendshëm të cilët i kanë sjellë më shumë zarar këtij populli sesa armiku i para 20 viteve duke prodhuar kundërvlera mu në ato shkolla ku punojnë.

OJQ “Education +” kërkon angazhim më të madh dhe qasje me kreative dhe praktike të mësimdhënësve të të gjitha niveleve gjatë kësaj pandemie për një ardhme më të ndritshme të vendit tonë, sepse e dimë që arsimi i mirëfilltë është shtylla e zhvillimit të një shoqërie të shëndetshme dhe të qëndrueshme.

P.S. Nësë je mësues dhe je prekur nga ky fakt, kjo tregon që dhe ti qenke pjesë e këtij grupi të profesionistve amator të pa ndërgjegjshëm.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa:
Të fundit