E martë, 20 Tetor 2015
Gjakovë – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, do të zhvillojë sot një vizitë në qytetin e Gjakovës, ku do të inaugurojë Konsullatën e nderit të Republikës së Shqipërisë në Gjakovë.
Me këtë rast, përveç fjalëve të rastit të shefit të diplomacisë shqiptare, kryetares së komunës Mimoza Kusari-Lila dhe ambasadorit shqiptar në Kosovë Qemajl Minxhozi, është paraparë edhe një program kulturor.
Manifestimi solemn fillon në orën 13:00.
Etiketa: Ditmir Bushati, Gjakovë, Konsullata e Nderit, Mimoza Kusari-Lila