E martë, 10 Qershor 2025
Këshilli për Marrëdhënie Amerikano-Islamike (CAIR) ka dënuar ashpër sulmin që vrau tre mjekë dhe një gazetar në Gaza, duke e quajtur “një krim të ri që i shtohet listës së tmerrit të Izraelit”.
“Në momentin kur kamerat e dy gazetarëve po dokumentonin pasojat e një bombardimi izraelit dhe kur duart e tre mjekëve po përpiqeshin të shpëtonin të plagosurit, okupatori i vrau të gjithë në një tjetër sulm të drejtpërdrejtë dhe të qëllimshëm ndaj civilëve”, thuhet në deklaratën e CAIR të publikuar në rrjetin X.
“Vrasja e gazetarëve është krim. Vrasja e mjekëve është krim.”
“Këto shkelje të çdo kodi ndërkombëtar dhe moral ndodhin çdo ditë në Gaza,” shton deklarata.
“Por bota po zgjohet. Nga studentët që protestojnë paqësisht në Amerikë te aktivistët e rinj në Madleen, brezi i ri po e sheh gjenocidin në Gaza ashtu siç është.” /mesazhi