Canhasi: Ma vranë bashkëshorten para syve t’mi me dy plumba


E mërkurë, 22 Prill 2015

Mitrovicë – Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti, ka vazhduar të mërkurën gjykimi kundër Oliver Ivanoviq, Dragolub Delibashiq, Ilija dhe Nebojsha Vujaçiq, si dhe Aleksandar Llazoviq.

Ata dyshohen për vepra të rënda penale ndaj popullatës shqiptare të kryera mes datës 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 në veri të Mitrovicës.

Para trupit gjykues të EULEX-it, ka dëshmuar dëshmitari Shaip Canhasi, i cili tha se atë natë ka qenë në banesën e tij bashkë me bashkëshorten dhe një polic të UNMIK-ut nga Jordania.

“Më 3 shkurt të vitit 2000 rreth orës 19:45 papritur kanë hyrë me dhunë 6 deri në 8 persona dhe kanë vrarë bashkëshorten time duke shkrepur dy plumba mbi të”, ka thënë mes tjerash Canhasi, gjatë dëshmisë së tij.

Etiketa: ,
Të fundit