Catherine Ashton viziton Egjiptin


E hënë, 29 Korrik 2013

Kajro, 29 korrik – Shefja e politikës së jashtme e BE-së Catherine Ashton, pritet sot të takohet me udhëheqësin e ushtrisë egjiptiane dhe zyrtarë të tjerë për të diskutuar ngjarjet e turbullta që po ndodhin që prej heqjes nga pushteti të presidentit, Muhamed Morsi.

Catherine Ashton do të takohet me gjeneralin, Abdel Fatah al Sisi dhe presidentin e përkohshëm Adli Mansur.

Ajo gjithashtu planifikon të takohet me përfaqësues të Vëllazërisë Myslimane të Morsit.

Baronesha Ashton do të udhëtoi drejt Egjiptit pas një fundjave të dhunshme ku mbi 70 persona e humbën jetën gjatë një demonstrate pro Morsit të shtunën.

Situata në Egjipt ka qenë e tensionuar që prej se forcat ushtarake e larguan Morsin nga pushteti më 3 korrik.

Përkrahësit e Morsit kanë demonstruar duke kërkuar lirimin e tij nga paraburgimi dhe rikthimin e tij në pozitën e presidentit.

Ashton ka thënë se Vëllazëria Myslimane duhet të përfshihet në procesin politik të Egjiptit.

Etiketa: ,
Të fundit